Ashtu si komunikimi i mirë është një nga “sekretet e arta” për një martesë të mirë, ashtu është edhe për divorcin. Sidomos nëse përfshihen fëmijët.
Prandaj, edhe nëse keni ndjenja shumë të këqija ndaj ish-partnerit, duhet të shmangni patjetër karakterizimet negative.
Pse DUHET të shmangen karakterizimet
Fatkeqësisht, nuk është e pazakontë të shohësh prindër që në procesin e ndarjes dhe divorcit, i ngarkojnë njëri-tjetrit përgjegjësi përballë fëmijës. Apo edhe për të folur keq për njëri-tjetrin dhe madje ka edhe akuza.
Por që një prind të bëjë akuza për tjetrin do të ketë vetëm një efekt negativ. Përveçse krijon një atmosferë shumë të keqe tek fëmija, mund ta lëndojë atë dhe madje të ndikojë në marrëdhënien e tij me njërin prind.
Mundohuni të mos e përfshini fare fëmijën në marrëdhënien tuaj sepse do të jetë vetëm negative. Periudha e divorcit gjithsesi është traumatike për të gjithë familjen, nuk doni ta përkeqësoni më klimën. Zgjidhini çështjet që lindin larg fëmijës dhe mos e shihni atë si “aleat” të askujt. Marrëdhënia që secili prej jush ka me fëmijën nuk duhet të ndikohet në asnjë mënyrë nga dinamika mes jush./abcnews.al