“Jeni kanceri i Lazios, do ju fusin thikën”, Tare dhe djali i tij kërcënohen nga tifozët

schedule17:57 - 1 Shtator, 2021

schedule 17:57 - 1 Shtator, 2021

Tifozët e Lazios duket se nuk ndihen mirë emocionalisht këtë verë. Pasi sulmuan Hysajn sepse këndoi një këngë partizanësh, në qendër të vëmendjes është kthyer Igli Tare dhe djali i tij Etieni. Në Instagramin e këtij të fundit kanë ardhur mesazhe aspak të përshtatshme dhe të dënueshme penalisht.

“Duhet të vdesësh, ti dhe babai yt. Copa m*ti. Jeni kanceri i Lacios. Ai babai yt i paaftë. Jeton akoma ai vdekësira, babai yt. Na e shpifni, si ti, ashtu edhe babai yt. Nëse nuk merrni as Zaçagnin. Flini me një sy hapur se nëse e kap ndonjë lacial, do i fusë thikën”, shkruan tifozi në fotot e publikuara nga djali i Igli Tares.

Pas gjithë këtyre kërcënimeve, ka ardhur edhe reagimi i të riut, i cili shprehet se këtë herë tifozët e kanë kaluar cakun dhe i dënon ashpër këto gjeste ndaj tij dhe babait.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Etienne Tare (@etiennetare)

“Jam lacial që fëmijë, festoj çdo herë që fiton Lazio, dëshpërohem kur humbasim. I vesh këto ngjyra me krenari dhe ndjenjën e përkatësisë. Respektoj çdo lloj kritike, pasi liria e fjalës dhe e shprehjes janë gjërat më të bukura që ekzistojnë.

Por mendoj se këtë herë është kaluar caku. Më vjen keq që lexoj disa fjalë, mund të mos jesh dakord me disa zgjedhje, por nuk duhet të mungojë respekti, kurrë. Ndaj meje, babait tim dhe familjes time”, shkruan Etieni në reagimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!