Jeni ju në listë? Njihuni me shenjat e zodiakut që mërziten më shumë se të gjithë

schedule13:54 - 29 Maj, 2022

schedule 13:54 - 29 Maj, 2022

A e prisnit që shenjat si Dashi, Shigjetari dhe Ujori do të ishin të parat në listën e shenjave që mërziten lehtësisht? E megjithatë, ata dinë shumë mirë si të plotësojnë boshllëqet e tyre dhe nuk arrijnë të mërziten sepse bëjnë gjithçka. Mirëpo, tre të mëposhtmet, si më pak impulsivë dhe miq të mirë, përballen më lehtë me mërzinë…

Demi

Disa i quajnë të ngadaltë, e vërteta është se ata thjesht preferojnë të bëjnë gjithçka në kohën e tyre. Në shenjë të tokës, ai “rrjedh” përpikmëri dhe ndërgjegje të shtuar në gjakun e tij, ndaj ka një sens kur ka përfunduar atë që ka marrë përsipër të bëjë dhe për këtë arsye mund të relaksohet. Relaksimi për Demin mund të përkthehet në “shkrirje” në divan, i cili më pas nëse nuk pasurohet me diçka më emocionuese, bëhet i mërzitshëm. “Çelësi” është motivimi dhe nëse ia jepni, ai do të dëshirojë të provojë diçka të re në vend që të jetë rehat apo të ankohet se është i mërzitur me jetën e tij.

Peshorja

Ka mësuar të varet aq shumë nga të tjerët, saqë vazhdimisht përpiqet të kënaqë që kur i jepet një minutë “liri” nuk di çfarë të bëjë dhe mërzitet. Kjo ndryshon lehtësisht nëse kupton se në këtë “hendek” thjesht mund të lëndojë pak veten dhe jo të tjerët.

Peshqit

Janë aq dashamirës sa për të mos lënduar të tjerët, i lënë të vendosin vetë. Por si të mos mërzitet, kur nuk zgjedh diçka që apriori i duket interesante? /abcnews.al