“Jeni bërë me mazhorancën që të mos të na lini të bëjmë opozitë,” deputetët e Berishës akuza kolegëve: E keni përdhosur parlamentin

schedule11:00 - 17 Nëntor, 2022

schedule 11:00 - 17 Nëntor, 2022

Vijojnë debatet e nisura që në fillim të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këtë seancë pritet të ketë një mocion me debat për Integrimin Europian, por deputetë nga grupi i Berishës janë ankuar se nuk është dhënë koha e duhur për diskutim.

Deputetja demokrate Ina Zhupa tha se është njoftuar së fundmi se nuk është më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ndërsa akuzoi pjesën tjetër të kolegëve të saj se janë bërë bashkë me mazhorancën që të mos i “lënë të flasin e të bëjnë opozitë.”

“Si qenka kufizuar koha e deputetit? Dyshoj, që këta duan që ta limitojnë që të bëjnë vetë marrëveshjen me mazhorancën. Dhe të mos na lënë të flasim e të bëjmë opozitë.

“Në momentin që ne kërkojmë fjalën, aq sa të na bjerë…dua ta di në cilin nen më ndalohet të flas për procesin e integrimit. Kush e ka vendosur që opozita të mos flasë? 1 apo 2 minuta, sa të bjënë?”

Edhe deputeti Edmond Spaho kërkoi më shumë kohë diskutimi ndërsa theksoi se në atë sallë është deputet i pavaruar dhe nuk përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj.

“Thoni që keni marrë vendim në konferencë të kryetarëve. Unë jam i pavaruar, s’më përfaqëson as Alibeaj dhe asnjë tjetër. Kushtetuta më jep të drejtë që të vij e të diskutoj këtu. Nuk është hera e parë që e bëni këtë. Ju jeni bedelat e atij që vjen në karrigen kryesore. Ju jeni rublaxhinjtë e Lukashenkos…Si ju janë edhe ca të tjerë nga krahu jonë, jeni bërë turpi i qytetarëve shqiptarë e keni përdhosur këtë parlament.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!