Mesditën e sotme për të kujtuar 31-vjetorin e themelimit të PD-së në oborrin e selisë blu u inaugurua memoriali me firmat e themeluesve të partisë më të madhe të opozitës, mes të cilëve edhe emri i Sali Berishës. Lulzim Basha tha se kjo ditëlindje e gjen partinë zemërthyer për shkak të ndarjes, por u kërkoi demokratëve që të mos turbullohen nga e shkuara, referuar Sali Berishës.

“Ne nuk harrojmë se lindëm si partia e rinisë shqiptare, jemi dhe mbetemi partia e të rinjve dhe të rejave shqiptare. Ne shohim te rinia shpresën, të ardhmen që duhet të kishte ardhur, por që u ndal prej regjimit dhe mangësive dhe gabimeve tona. Ne do të vendosim fatin e Shqipërisë Europiane.
Por ne nuk mund të injorojmë, pasi përndryshe prapë do të gabojmë, atë që po ndodh me një pjesë të familjes sonë, ndaj dua t’u drejtohem demokratëve të zhgënjyer, mërzitur dhe dëshpëruar dhe tu them e njoh dhe e kam prekur dëshpërimin tuaj kur jemi takuar dhe më keni votëbesuar në prirjen në betejën për të përmbysur një qeveri që nuk ka lidhje me votën e lirë.
Një betejë frontale sa vetë kauza e vetë shqiptarëve për ndryshim. Interesat e demokratëve janë më të shenja se cdo gjë dhe çdokush tjetër.
https://www.youtube.com/watch?v=9fkCWTAfJuM
Hijet e së kaluarës nuk duhet t’u turbullojë, kulti i individit nuk mund dhe nuk duhet të ngrihet më. Jam në mesin tuaj, detyra ime është, jo që përmes manipulimit, skemave dhe intrigave apo mendësisë së shkuar që mban peng vendin. Kjo ditëlindje na gjen zemërthyer. E shkuara nuk do të na pengojë në misionin tonë për të ardhmen e Shqipërisë.
Nga ky moment dhe deri në realizimin e objektivit tonë për t’i çelur Shqipërisë rrugën Europiane për të larguar regjimin e Ramës ne të gjithë bashkë do të vazhdojmë përpara dhe vetëm përpara. Kjo ftesë u drejtohet edhe atyre që kanë menduar se kjo parti e ka humbur rrugën e vet dhe se mund të tentojë të thyejë ADN-në tonë.
11 dhjetori është një ditëlindje e thyer për shkak të vendosjes personal mbi interesin kombëtar. Por jo cdo ditëlindje shkon sikur e duam, por ne mësojmë dhe ecim përpara me zemrën e hapur për këdo që ka gabuar, por ka motive të pastra” tha ai./ Abcnews.al

