“Jemi të zhgënjyer”, Shehi pas disfatës ndaj Erzenit: Kush kërkon vendin e tituallarit të punojë fort

schedule17:56 - 22 Shtator, 2023

schedule 17:56 - 22 Shtator, 2023

“Bardheblutë” e Tiranës përsuan një humbje zhgënjyese mesditën e kësaj të premteje, teksa u mundën me rezultatin minimal, 0 me 1, nga “shijakasit” e Erzenit, në përballjen e vlefshme për javën e 5-të të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.

Për mediat pas ndeshjes, tekniku i “bardhebluve” u shpreh se ka mbetur shumë i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës ndaj Erzenit, teksa theksoi se nga ky moment e më tej, lojtarët që kërkojnë pozicionin e tituallarit duhet të punojnë më fort.

“Patjetër që jemi të zhgënjyer. Nuk është se do dal unë këtu e të bëj si burrë i mirë. Jam i zhgënjyer për si interpretuam, sigurisht mund të kishim pak më shumë grintë e dëshirë të fitonim topin e parë e të dytë e mos i jepnim mundësi kundërshtarëve. Ndodhi përsëri situata ku pësojmë gol shpejt e riniset kundërshtari, është ndeshje për t’u harruar. Tani do të nxjerr konkluzione e fokusuar shumë mirë ku mendojmë që një pjesë të japë 200% e pastaj sa herë të jetë nevoja, pjesa tjetër të jetë e gatshme.

Na munguan elementë që janë shumë të rëndësishëm në futboll dhe sigurisht mund të jesh i paqartë taktikisht. Por ku ke grinte, kundërshtari nuk afrohet, se edhe kur pësuam kundërshtari na erdhi te porta dhe në 2-3 situata në pjesën e dytë na shpëtoi Ilioni.

Kur ke një grup lojtarësh që mendon që je i dubluar, mundohesh të bësh ndonjë riparim, u munduam të ruajmë forcat duke ditur që kontingjenti është i përafërt me njëri-tjetrin. Por sidomos në pjesën e parë nuk rezultoi siç duhet ndaj edhe rrezikuam shumë.

Kërkonim që duke futur Najdovskin në mesfushë të shtonim agresivitetin dhe kur ndërtonim të shtynim shumë lart me Haxhiun, duke pasur tre lojtarë gjithmonë në mesfushë. Në atë pozicion edhe dy mesfushorët e tjerë duhet të kenë tipare mbrojtëse, se nuk lihet vetëm një për të thyer aksionet. Se bëhet e vështirë e hapet skuadra. Kjo hapje na sjell vështirësi. Kur zbret ai para, mbrojtësit e krahëve nuk sillen si më 4 por me 5. Por nuk shkoi siç duhet ajo që kishim përgatitur në pjesën e parë.

Mendoj se çdo gjë që ndodh shërben për të mësuar dhe sigurisht që pjesën më të madhe të formacionit e kemi të kristalizuar. Me ardhjen e Deliut shtohet një forcë në aspektin defensiv në mesfushë, sigurisht në vijim do të shihni një lojtar që nuk është se do të kemi 3 ose 4. Do të fokusohemi te ata që janë, pastaj të tjerët të marrin vendin duke luftuar e duke qenë konkurrent për vendin, por edhe pozitiv që kur të futet të jetë ai që bën diferencën e të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Në vijim do të kristalizohen më shumë, kjo ndeshje na ka shërbyer vetëm për keq e të marrim si mësim, që nga unë i pari. Kampionati sa ka filluar është rrugëtim i gjatë duke ditur edhe formulën me FINAL FOUR. Do të fokusohemi e jemi gjithmonë te 100% ai që jep, 200% ai që futet. Nëse nuk ndodh kjo, do të jetë e vështirë pastaj për të qenë në fushë”,- u shpreh Shehi për mediat pas humbjes ndaj “shijakasve”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!