“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e tensioneve”/ Stano: BE-ja po monitoron situatën në Kosovë

schedule16:18 - 22 Shtator, 2023

schedule 16:18 - 22 Shtator, 2023

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Petar Stano deklaroi se Bashkimi Evropian është duke monitoruar situatën në Kosovë.

Në një konferencë për mediat, Stano u shpreh se BE është në kontakt të ngushtë me palët dhe institucionet përkatëse.

Stano ripërsëriti se po monitorohet situata në veri të Kosovës.

“Mund të përsëris vetëm atë që thashë dje, si dhe qëndrimin e Këshillit të BE-së që nga fillimi i kësaj jave. Jemi duke e monitoruar situatën dhe jemi të shqetësuar për vazhdimin e tensioneve dhe faktin që nuk ka një deeskalim të qartë”, theksoi ai./abcnews.al