“Jemi të shqetësuar”, Lavrov: BE nguron dhe është e paaftë të detyrojë Kosovën për formimin e Asociacionit

schedule10:00 - 10 Tetor, 2023

schedule 10:00 - 10 Tetor, 2023

Rusia është thellësisht e shqetësuar për përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës në Kosovë.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, shkruan Tass.

“Përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës në atë krahinë serbe është një shqetësim i thellë”, tha Lavrov në artikullin e tij me titull “Respektimi i parimeve të Kartës së OKB-së si çelësi i paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”.

“E gjithë bota mund të dëshmojë një përsëritje në Ballkan të historisë së trishtë të marrëveshjeve të Minskut për Ukrainën, duke u dhënë republikave të Donbasit një status të veçantë, të cilat u sabotuan nga Kievi, me mbështetjen perëndimore”, shtoi ai.

Sipas kryediplomatit rus, për momentin, Bashkimi Evropian “nguron dhe është i paaftë që t’i detyrojë anëtarët e tij në Kosovë të zbatojnë marrëveshjet e vitit 2013 ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për krijimin e një Bashkësie të Komunave Serbe në Kosovë që do të kishte të drejtë të kishte gjuhën e vet dhe traditat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!