Situata e koronavirusit në Shqipëri vijon të jetë ende serioze. Mjekët , infermierët institucionet shëndetësore i bëjnë apel herë pas herë qytetarë që të tregohen të kujdesshëm ndaj COVID-19.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu Në rrjetin social “Facebook” ka shpërndarë mesazhin e kryeinfermierja në spitalin Infektiv.
Infermierja bën me dije se në spitalin infektiv situata është shqetësuese dhe “lufta” ndaj COVID-19 vazhdon.
“Kemi pesë muaj që akoma përballemi me përbindëshin virus. Jemi në një fazë që as vetë nuk e dimë se si ta shpjegojmë. Jemi në mëdyshje me popullin sepse nuk po na e besojnë. Ne jemi në shërbim të tyre, sigurisht që jemi të lodhur, por do të jemi në shërbim të tyre. Por të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi. Një maskë mbron një jetë njeriu. Lufta këtu brenda vazhdon, lufta është shumë e ashpër”, shprehet kryenfermierja Merita Sefa nga spitali infektiv.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1009156232873760