Mbrëmjn e së mërkurës, “kuqezinjtë” e Milan do të përballen në mitikun francez të “Parc des Princes”, me “gjigandët” e Ligue 1, Paris Saint-Germain, në sfidën e vlefshme për grupin F, të UEFA Champions League.
Siç e do “zakoni” para sfidës u zhvillua dhe konferenca për shtyp, në kuadër të përballjes nga ku tekniku i “parisienëve”, Luis Enrique foli për rëndësishëm e kësaj përballjeje, teksa e ka konsideruar përballjen me “djajtë” e Milanos, si një ndeshje të zakonshme.
“Nesër do të jetë një ndeshje si çdo ndeshje tjetër. Ky takim mund të jetë i rëndësishëm për të gjithë. Ne jemi të kënaqur me atë që po bëjmë. Kemi dy përplasje direkte, të shohim. Deri në fund të ndeshjeve të grupeve, nuk do të dihet se kush do të kualifikohet.
Për ne janë dy ndeshje shumë të rëndësishme sepse do të ndikojnë në rrethanat e dy të tjerave. Milan është skuadër e madhe, gjithmonë ka luajtur në gara të mëdha dhe si të gjitha skuadrat ka ulje dhe ngritje. Për mendimin tim Milani po bën shumë mirë tani”,- u shpreh tekniku spanjoll. /i.m /abcnews.al