“Jemi të ekspozuar”, Meta: Të merren masa më të forta për koronavirusin

schedule11:20 - 31 Janar, 2020

schedule 11:20 - 31 Janar, 2020

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirje për të marrë masa më të forta për të parandaluar koronavirusin, i cili po përhapet me shpejtësi në botë.

Meta theksoi se  duke qenë se ka raste të konfimura anë Italinë fqinje, do të thotë se jemi të ekspozuar. Po ashtu kreu i shtetit theksoi se Shqipëria i ka mundësitë për ta parandaluar.

Mendoj se pas shpalljes së gjendjes së emergjencës në nivel global nga OBSH duhen marrë më të forta të mundshme sanitare dhe epidemologjike për të parandaluar këtë virus. Aq më tepër kur tashmë janë konstatuar dy raste në Italinë fqinje apo edhe në vende të tjera pranë nesh.

Unë mendoj se është koha për të marë masa më të forta. Shqipëria ka një eksperiencë për raste të tilla sikurse ka qenë parandalimi i suksesshëm  i Sars dikur por është e rëndësishme të thekohet se cdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike. Por unë shpresoj në marrjen e masave më të forta.

Jemi në një proces komunikimi, ndoshta raste në Itali e tregojnë qartë se ne jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të ndalojmë me cdo mjet dhe cdo kusht. Shqipëria ka qenë shumë e sukseshme për të parandaluar Sars dhe i kemi të gjitha mundësitë, në rast se të gjithë bëjnë detyrën me përgjegjësitë maksimale”, tha Meta.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!