“Jemi përballur me të”, Ilir Bejtja: Ne nuk kemi qenë kurrë favorizues të Kurum

schedule21:11 - 12 Shtator, 2024

schedule 21:11 - 12 Shtator, 2024

TIRANË- Ish-zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë, Ilir Bejtja, tha se qeveria shqiptare nuk e ka favorizuar në asnjë moment kompaninë Kurum.

Ai tha se ka pasur disa përplasje me kompaninë, kur vinte puna tek detyrimet dhe të drejtat e punëtorëve, te cilat duheshin zbatuar dhe përmbushur ashtu siç parashikonte ligji.

Ai shtoi se në këto 11 vjet, që qeveria socialiste është në pushtet, Kurum nuk ka qenë në asnjë moment “miku’” i qeverisë shqiptare.

“Ne nuk kemi qenë kurrë favorizues të Kurum, jemi përballur, jemi përplasur disa here me Kurum për çështje punëtorësh, detyrimesh. Në rang qeverie, Kurum nuk ka qenë miku i qeverisë shqiptare në këto 11 vjet që ne jemi në pushtet”, tha ai.

Ai shtoi se e vetmja industri, e cila mund të prodhojë mbetje të rrezikshme është metalurgjia me ngjyra.

“Kurumi metalurgji nuk prodhon mbetje toksike, prodhon mbetje metalurgjike, që kudo janë të riciklueshme . E vetmja industri që mund të ketë mbetje të rrezikshme, është metalurgjia me ngjyra “, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!