“Jemi pararoja e Ballkanit”, Rama me ndjekësit: Rrugët që kemi ndërtuar janë me të gjitha parametrat

schedule09:16 - 17 Prill, 2025

schedule 09:16 - 17 Prill, 2025

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh  se ndërtimi i rrugëve në Shqipëri është bërë me parametra europiane.

“Çdo rrugë që ne kemi ndërtuar, është ndërtuar me të gjitha parametrat.

Edhe për një arsye tjetër plus, përveç përkushtimit që ne  kemi, është se pjesa më e madhe e rrugëve kombëtare kanë përfshirjen e institucioneve evropiane dhe nuk të lënë  dhe nuk të japin lekët nëse ti nuk respekton standardet”, tha ai.

Lidhur me progresin e Shqipërisë, Rama tha se Bashkimi Evropian vlerësimin e bazon mbi parametra dhe matje reale dhe jo mbi raportime portalesh.

“Ata nuk shohin aleate e mia, ata shohin faktet, ata kanë instrumente shkencore të matjes së procesit dhe nuk merren me portale dhe prandaj sot thotë se jemi pararoja e Ballkanit.”, tha ai/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!