Jemi në prag të Luftës III Botërore? Lleshaj: Ja pse nuk duhet ta besojmë një gjë të tillë

schedule21:00 - 25 Prill, 2023

schedule 21:00 - 25 Prill, 2023

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qenë i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, ku ndër të tjera shpjegoi arsyen pse duhet të besojmë që Vladimir Putin përtej kërcënimeve nuk do të shkojë në përdorimin e armëve bërthamore që do ta çonte kështu në Luftën e III Botërore.

Lleshaj dhe se i vetmi argument që na bën të besojmë që nuk do të shkojmë në këtë pikë është përgjegjshmëria që Putin ka për veten e tij.

Unë them që ai e ka dëshmuar papërgjegjshmërinë e tij sa i përket dëmeve që i shkakton të tjerëve, por është i përgjegjshëm për dëmet që mund t’i shkaktohen atij.

Nuk ka konflikt me armë bërthamore taktike, nëse rusët do të arrijnë deri këtu, nuk ka kufi, do të përfshihen të gjithë.

I vetmi argument që na bën të besojmë që nuk do të shkojmë të përdorimi i armëve bërthamore, është përgjegjshmëria për dëmin që mund t’i shkaktohet atij” tha Lleshaj.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!