TIRANË- Analisti Roland Bejko i ftuar në emisionin “Real Story” analizoi konfliktin Izrael-Iran, konflikt ky që vijon intensivisht prej katër ditësh, ku të dyja anët kanë sulmuar me raketa pika të ndryshme të territorit.
Ai theksoi se duke parë konfiguracionin gjeo-politik, bota duket se ndodhet në “paradhomën” e Luftës së Tretë Botërore.
“ Nuk është e qartë se kush janë të mirët dhe të këqijtë në këtë luftë dhe ka një konfuzion të gjerë. Në gjithë perëndimin, por edhe SHBA.
A ka nis Lufta e Tretë Botërore? Na rezultojnë dy elemente, që na bëjnë të bindemi se kur është lufta botërore.
E para është kur në lojë hyjnë hebrenjtë dhe hebrenjtë sapo janë futur, dhe e dyta kur futet perëndimi, që do të thotë Evropa dhe SHBA.
Unë mendoj se jemi në paradhomën reale të asaj lufte, që do na pengojë të bëjmë pushimet, në mos do na marrë dhe jetën”, tha ai.
Më tej, Bejko theksoi se Evropa duket se po përgatitet me ritme të shpejta për një situatë lufte.
“Po te ndiqni lajmet në Francë, Britani e Madhe, Gjermania, sidomos në Gjermani, Evropa ka nisur përgatitjet serioze për lufte dhe ata parashikojmë që brenda dy apo tri vitesh të ketë luftë dhe përgatitjet e tyre për përsosjen e armatimeve janë në një dimension të para ndonjëherë”, tha ai./abcnews.al