Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jemi në gatishmëri”, ministri i Bujqësisë: Hidrovorët në funksion të plotë, po saktësojmë dëmet

schedule09:05 - 9 Janar, 2026

schedule 09:05 - 9 Janar, 2026

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se institucionet përkatëse janë në terren dhe po ofrojnë asistencë për të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet.

Sipas tij, janë kryer evakuime të disa fermave që ndodheshin në rrezik, ndërsa është siguruar edhe ushqim për fermat që kanë pasur nevojë emergjente. Ministri theksoi se hidrovorët kanë funksionuar normalisht në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke ndihmuar ndjeshëm në menaxhimin e situatës.

Ai pohoi se po punohet për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kulluese, ndërsa në nivel kombëtar janë në gatishmëri 29 ekskavatorë, të cilët janë angazhuar edhe në zonat më të prekura nga përmbytjet.



 “Jemi duke ofruar asistencë për të gjithë zonët e prekura. Kemi bërë evakuimin e disa fermave të evakuimit, por edhe ato që kanë pasur nevojë për ushqim. Hidrovorët kanë funksionuar normalisht ë të gjithë Shqipërinë, dhe kjo na ka ndihmuar në të gjithë procesin. Po punojmë për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kulluese.  Kemi 29 ekskavatorë në gatishmëri në nivel kombëtar, I kemi pasur në gatishmëri në zonat e prekura nga përmbytjet. Po saktësojmë dëmet në bujqësi”, tha ai, gjatë mbledhjes me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!