“Jemi në dialog me eksportuesit”, Mete: Pr/ligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave? Është në diskutim

schedule12:34 - 5 Janar, 2024

schedule 12:34 - 5 Janar, 2024

Ndonëse nuk shprehu qartë nëse do të ketë masa ndihmëse për eksportuesit, Ministri i Ekonomisë Ervin Mete thotë se janë në dialog të vazhdueshëm me ta.

“Forcimi i lekut është reflektim i forcimit të ekonomikës, nëse kemi 3.2 mld euro flukse hyrëse nga turizmi, kjo ndikon në forcimin e monedhës vendase. Sa i përket eksportuesve nuk është vetëm kjo arsyeja, jemi ekonomi e hapur e ndjeshme ndaj zhvillimeve gjeopolitike dhe ka një sërë ndikimesh që kanë dhënë efekt. Duhet mbajtur parasysh, në momentin që kemi një evoluim në zhvillim ekonomik, ndodh edhe një strukturim në sektorë. Me vlerë të ulët dhe paga të shtuara në zhvendosje drejt sektorëve me vlerë më të lartë të shtuar me paga më të larta. Ky mund të jetë transformim i shpejtë apo më i ngadaltë, dhe sigurisht që në momentet e para do duhet të ketë vijueshmëri dhe ne e kemi këtë vijueshmëri.

Duhet mbajtur parasysh që cdo sektor është nën forcat konkuruese të tregjeve, sa më shumë i afrohemi BE aq më shumë këto forca janë prezente, dhe sa më shumë që ristrukturohen edhe sektorët kryesorë zhvendoset edhe forca e punës. Nëse do vijë momenti që të kalojnë të rinjtë nga call centera në turizëm kjo është e shëndetshme edhe për sektorët edhe për ekonominë. Kemi patur disa takime me eksportuesit, ka një sërë kërkesash, jemi në dialog për të akomoduar sa të mundemi një pjesë të tyre, por me fokusin të një transformimi të sektorit sepse mundet që edhe vetë sektori të kalojë nga një sektor me punë porositësin ne cikël të mbyllur dhe që prodhon më me vlerë të shtuar” -u shpreh Mete.

Ministri iu përgjigj gjithashtu interesit të medias, lidhur me pr/ligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave.

“Po, ligji është në diskutim, kemi një analizë të BB sa i përket primit është në diskutim nëse do jetë bazik i unifikuar apo bazik i ndarë në 2 apo 4 zona të vendit, që nga njëra anë reflektojnë riskun sizmik dhe nga ana tjetër vlerën e banesave. Brenda tre mujorit të parë do kemi një draft.Kompensohen tërmetet mbi 5 ballë edhe sipas eksperiencës botërore adresohen ngjarjet shkatërruese. Skema përfshin vetëm ngjarjet shkatërruese, sepse ndryshe mund të ketë abuzime. Por jemi ende në konsultime me BB. Duhet kuptuar si një mbrojtje sepse e tillë është. Transferohet risku nga brenda në risiguruesit ndërkombëtarë. Do e prezantojmë draftin sapo ta konsolidojmë” ” -tha ai./abcnews.al