Në emisionin “Real Story” drejtuar nga Sokol Balla në ABC News, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori u ndal tek anketimet ku tha se shumë qytetarë kanë frikë që të japin një përgjigje të sinqertë dhe të vërtetë se cilën parti preferojnë sepse kanë frikë.
Arlind Qori shtoi se “Lëvizja Bashkë” nuk është një parti e formësuar nga hiçi, ai tha se kanë më shumë se 11 vite që janë aktivistë dhe luftojnë për të drejtën e qytetarëve.
“Sondazhi më i mirë për mua si kryetar bashkie ka 2.1%, unë më pas mora 4% të votave. Çdo ditë unë takoj shumë njerëz që më thonë jam me ju por kam frikë. Tani këta njerëz me gjasa kur i pyes anketuesi nuk përgjigjen sinqerisht, se kane frikë. Sondazhi nuk e mat frikën. Në Shqipëri është shumë e vështirë që të bësh sondazhe, aq më tepër për Lëvizjen Bashkë sepse ne kemi dhe mendime shumë të forta. Ne ndryshe nga çdo parti tjetër që është që është krijuar para nesh, që mund të kenë qenë dhe në Parlament, por më pas mund të jetë shpërbërë ne kemi si aktivistë që nga viti 2011 që luftojmë, pa u ndalur. Kemi pritur më shumë se 11dhe kemi qenë aktivistë për më shumë se 11 vjet dhe nuk jemi tunduar asnjëherë nga pushteti kështu që ndershmëria jonë është e palëkundur si aktivistë si qytetarë”, tha Arlind Qori./abcnews.al