Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp duke listuar akuza të tjera ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.
Përmes një deklarate për shtyp, të cilën e nisi duke thënë “Mirëserdhet në Kështjellën e Mbrojtjes së Kushtetutës”, Meta tha se ka prova të reja “për shkeljen kriminale të Kushtetutës nga Ardian Dvorani”.
Ndër të tjera, kreu i shtetit tha se i duhet dhënë fund shkeljes së ligjit në mënyrë kriminale nga Dvorani, i cili në bashkëpunim me qeverinë po i vjedh anëtarin e Kushtetutës Presidentit të Republikës.
Meta shtoi gjithashtu se këto prova do t’ja shtojë padisë për Dvoranin, ndërsa theksoi se Rilindja është estrada dhe teatri më i madh i këtij vendi.
“Mirëserdhët në Kështjellën e Mbrojtjes së Kushtetutës dhe demokracisë. Deklaratë mbi provat e reja që faktojnë veprimtarinë kriminale të të kallazuarit Ardian Dvorani. Janë fakte të reja të dala në dritë, gjatë kryesimit të KED për vitin 2019. Po përgatitet dhe do të depozitohet një shtesë në kallëzimin penal që kam depozituar në vitin 2019. Të kallëzuarit Ardian Dvorani duhet ti ndalohet menjëherë ushtrimi i detyrës. Duhet ti ndalohet menjëherë veprimtaria e organzuar kriminale për vonimin e procesit me qëlim që vendin e fundit vakat tja ruajë vetes.
Ka shtrembëruar faktet dhe ka abuzuar me detyrën që na bashkëpunim me Kuvendin ti rrëmbenin vendin Presdentit, duhet ti përgjigjet tashmë SPAK se pse nuk thirri KED që të shqyrtonte shkresën ë Kryetarit të Shtetit”, deklaroi Meta në fillim të fjalimit të tij.
Meta konfirmoi gjithashtu se do të marrë pjesë vet në komisionin e Venecias në seancë, “ku do t’i njohë të pranishmit – siç tha ai – “me fakte edhe më të rënda se sa këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shteti në këtë vend
“Bazuar në kërkesën e Kuvendit, Komisioni i Venecias se në datat 13-14 shkurt do vinte në Tiranë. kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë e pabesë dhe të pamoralshme, disa orë para se të zhvillonte takimin me ta voton në seancë plenare ligjin e emërimeve kushtetuese me ndryshime, e ndryshon në errësirë të plotë, duke i dhënë përgjigje pyetjeve që kishte pyetur komisionin e Venecias. Atentat i mazhorancës ndaj kushtetutës, me qëllim kontrollin e Kushtetutës. Kjo nuk do të pranohet kurrë nga Presidenti i Republikës. I kërkoj ndjesë komisionit të Venecias që u keqpërdor nga mazhoranca, në funksion për të mbuluar grushtin e shtetit. Nuk do të lejojmë grushtin e shtetit, në një polici anti-kushtetuese të shtetit, P-P-P, do të marrë pjesë në seancë plenare të Komisionit të Venecias ku do të njohë të gjithë të pranishmit me fakte edhe më të rënda se këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shtetit”, tha Meta. /abcnews.al