“Jemi jashtëzakonisht të lumtur”, Terzic i karikuar pas fitores në “Der Klassiker”: Tani vijnë javët emocionuese

schedule15:56 - 1 Prill, 2024

schedule 15:56 - 1 Prill, 2024

Një “perlë” e Karim Adeyemi dhe një gol i Julian Ryerson mjaftuan për t’i dhënë një tjetër goditje “Baverezëve” të Bayern Munich, me “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, që arritën të fitonin pasditen e së shtunës me rezultatin e pastër, 0 me 2, “Klasiken” e futbollit gjerman, ndaj rivalëve të tyre të përjetshëm.

Tejet i lumtur me këtë fitore duket të jetë edhe tekniku i “Verdhezinjve”, Edin Terzic, i cili gjatë një prononcimi të tij, për mediat u shpreh se është i lumtur, ndërsa shtoi se skuadra e tij e meritonte fitoren në “Der Klassiker”, teksa më tej u theksoi se tani vijnë javët emocionuese, teksa vetëm pak ditë i ndajnë nga çerekfinalja e UEFA Champions League, ndaj Atletico Madrid.

“Jemi absolutisht të lumtur dhe jashtëzakonisht të kënaqur. Ishte një fitore e merituar. Kuptuam se duhej të ishim të guximshëm, por edhe efektivë. Për ta bërë këtë duhet edhe pak fat, për të cilin duhet të punojmë, mund të kishim shënuar edhe më herët. Mbajtja e portës së pastër është baza për të arritur çdo gjë këtu. Është fitorja jonë e pestë radhazi. Tani vijnë javët emocionuese. Nëse luajmë kështu, do të jetë e vështirë të na mposhtin. Ne treguam ngjyrat tona në Champions League”,- u shpreh tekniku kroat. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!