Rikthimi i Premier League është afër dhe Manchester United e nis me një “finale” për zonën Champions League. “Djajtë e Kuq” do të luajnë më datë 19 qershor dhe do e nisin jashtë fushe kundër Tottenham. Vendi i katërt që mbahet nga Chelsea, është tre pikë larg.
Ole Gunnar Solskjaer ka dhënë një intervistë për sajtin zyrtar të United, aty ku flet për rifillimin e kampionatit, Paul Pogba, objektivin Champions dhe pesë zëvendësimet. “Ndeshja e parë po afron, duhet të intensifikojmë stërvitjen dhe të rikthehemi në formë.
Të gjithë e kanë të qartë se duhet të jemi në formën më të mirë, duhet të përqendrohemi për Tottenham. Lojtarët janë sjellë mirë dhe e kanë menaxhuar situatën e pandemisë. E përballuam të bashkuar situatën e krijuar. Skuadra është gati për t’u rikthyer në fushë dhe për të rifituar ritmin e duhur.
Pogba? Paul dhe Marcus (Rashford) janë rikuperuar. Po na rikthehen lojtarët e dëmtuar dhe shpresoj t’i kemi të gjithë gati për ndeshjen e parë. Kemi qëndruar shumë pushim, kemi nevojë për të gjithë për të na dhënë një dorë. Pesë zëvendësimet? Do të jenë shumë të dobishme“, thekson trajneri norvegjez i United. /abcnews.al