“Jemi duke negociuar anëtarësimin në BE”/ Kryeministri Rama: Nuk ka asnjë minutë për të humbur

schedule11:13 - 26 Mars, 2025

schedule 11:13 - 26 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se vendi po negocion anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Nga Shkodra, Rama u shpreh se nuk ka asnjë minutë për të humbur, dhe bëri thirrje për të votuar PS më 11 maj.

“Ka qenë domethënës për vendet që janë futur në BE. Në gjithë këto vite, kemi marrë mbështetje nga BE, 1 miliard euro. Me futjen në BE, çdo vit marrim 1 miliard euro. Bujqësia, këto vite kemi marrë nga BE më pak se 200 milionë euro. Me hyrjen në BE, do marrim 300 milionë euro në vit, do i shkojë fshatit drejtpërdrejt. Janë shumë përfitime. Kur je para kësanj mundësie, çfarë diskutimi është, për kë do votoj? Ne jemi duke negociuar për anëtarësimin. Nuk ka asnjë minutë për të humbur. Afati i dakordësuar me ta, është fundi i 2027. Është hapur një derë, të hyjmë në BE. Çfarë do diskutojmë ne këtu me 11 maj, në momentin që ka luhatje në aspektin që çfarë shumice del. Del një shumicë si kjo që kemi, del 74, 71, apo del një shumicë ku populli shqiptar i thotë BE, duam me urgjencë anëtarësimin”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!