“Jemi bërë si klub fshati”, Açka thirrje SPAK-ut: Kapni ndonjë peshk të madh, e jo vetëm cironka

schedule12:35 - 15 Shtator, 2022

schedule 12:35 - 15 Shtator, 2022

Deputetja demokrate, Flutura Açka nga Foltorja e Kuvendit i ka bërë thirrje SPAK-ut që të merret “me peshqit e mëdhenj” në mënyrë që të mbahet mend për punën që ka bërë.

Sipas Açkës, SPAK është marrë vetëm me “cironka.”

Ajo shtoi se Parlamenti i Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me atë Evropian, ku ministrat shajnë opozitën dhe qeshin, kur kryeministri ofendon deputetët e pakicës.

Açka: Europa është fjala që kam dëgjuar më shpesh në këtë foltore. Për fat të mirë këto dy muajt e fundit e kemi përdorur edhe më shpesh. Por në fakt me festën e pamë që gëzimi është vetëm një stoli e ftohtë e jona. Çfarë bëni gjithë kohën në Parlament? Shani gjithë kohën opozitën. Opozita është aty për të kërkuar llogari. Çfarë lidhje kemi me Evropën? Shikojeni Parlamentin tonë si rreshtohen ministrat, u hapet goja, bezdisen, kruajnë mjekrën, në një moment zgjohen kur vjen kryeministri dhe i fut një të sharë opozitës. Atëherë duartrokitet fort. Fjala më e rëndësishme është të shahet opozita, që në fakt është për të kërkuar llogari. Në parlamentet europiane vijnë ministrat që kanë lidhje me rendin e ditës, jo të gjithë, si matrioshkat, siç vijnë këtu. Renditen këtu dhe dalin secili dhe u marrin nga 10 minuta deputetëve për të thënë broçkulla.

Një shtetar ka përgjegjësinë e parë të kuptojë realitetin, sepse pushteti iu ka shkëputur nga realiteti. Distanca e shërbimit ndaj qytetarit iu mungon.

Më bën përshtypje sjellja institucionale. Më duket sikur jemi në një klub fshati. E kuptoj që familjarizimi i madh me pushtetin e ka bërë shtetin si shtëpinë tuaj, por sjellja institucionale është e përcaktuar në të gjithë Europën.

E vura re kur bëtë paraqitjen e portit të Durrësit me dubaistët. Ministrja iu drejtua kolegeve të saj edhe me emër të përveçëm. Institucionalisht nuk qëndron, a thua se po u po u jepte ndonjë copë dhe u thoshte “ka edhe për ty zonjë, ka edhe për ty zonjë. Nuk e di çfarë bën opozita 1, 2, 3, 4. Drejtori i SASPAC-ut bëhet menaxher i IPA-s. Thonë që e bënë shkrirjen për të mos humbur kohë. I bëj thirrje publike drejtuesit të SPAK-ut të mos merret me cironka, por të zërë ndonjë peshk të madh që të mbahet mend për punën që ka bërë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!