“Jemi bërë kopje e shëmtuar e politikës”, nuk përmbahet Cellino

schedule10:39 - 16 Prill, 2020

schedule 10:39 - 16 Prill, 2020

Italia nuk është më në vitet e arta, as në futboll. Kjo është e dallueshme, duke parë që në Serie A nuk luajnë më emrat më të mëdhenj, siç ndodhte dikur. Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe janë liga të tjera që ofrojnë më shumë para dhe komandojnë në kompeticionet ndërkombëtare.

Së fundmi madje ka pasur edhe debate të shumta, që lidhen me ndalimin e futbollit. Massimo Cellino, kreu i klubit të Brescia, është shprehur shpesh se ky kampionat duhet të ndalet dhe të mendohet për pasardhësin. Ndryshe mendon Claudio Lottito i Lazio, që dëshiron shumë të luftojë për titullin deri në fund.

Cellino, tregon edhe se si ka ndryshuar fryma mes presidentëve të klubeve në Serie A: “Dua që të gjithë të kuptojnë mjedisin aktual të futbollit në Itali. Për Pashkë mora mijëra urime, por jo prej njërit nga presidentët e Serie A. Në vitet ’90 nuk ishte kështu, ne ishin si vëllezër. Nuk ishte një festë e Ligës, nëse nuk ishim të gjithë së bashku, madje krah bashkëshorteve tona”.

Në intervistën e dhënë për Tuttosport, madje ai shkon deri aty sa e bën një krahasim të futbollit me politiken . “Në Ligë shoh shumë avokatë të huaj dhe menaxherë, shumë prej të cilëve nuk i njoh. Ata nuk njohin as lojtarët që kanë në stol. Futbolli është bërë si një kopje e keqe e politikës”, shprehet Cellino, dukshëm i zhgënjyer. /abcnews.al