Jemen, 30 viktima nga një sulm ajror i koalicionit saudit

schedule15:12 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 15:12 - 13 Dhjetor, 2017

Të paktën 30 viktima është bilanci i një sulmi ajror te koalicionit Saudit, kundër një kampi ushtarak rebel në kryeqytetin e Jemenit, Sana. Një zyrtar i Jemenit, u shpreh për Rojters se në kamp ndodheshin 180 të burgosur dhe rreth 30 viktima janë nxjerrë nga rrënojat. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, kampi është goditur nga ajri së paku 5 herë dhe është shkatërruar tërësisht. Koalicioni i udhëhequr nga Sauditët mbështet qeverinë e Jemenit në luftën kundër Lëvizjes Rebele Houthi./abcnews.al