Jelekët e verdhë protestojnë sërish në Francë

schedule14:08 - 19 Janar, 2019

schedule 14:08 - 19 Janar, 2019

Në të shtunën e dhjetë radhazi, jelekët e verdhë në Francë i janë rikthyer protestave, të cilat kanë përfshirë qytete të ndryshme të vendit. Bizneset ankohen për humbjet për shkak të mbylljes së aktiviteteve për arsye sigurie.

Jelekët e verdhë protestojnë në të shtunën e dhjetë radhazi, dy muaj pas manifestimit të parë të 17 nëntorit të një viti më parë. Pavarësisht debatit kombëtar të nisur nga presidenti francez Emanuel Makron, manifestime janë organizuar në qytete të ndryshme të vendit.

Pjesa më e madhe e protestuesve në Paris do të përqendrohet në Champs-Élysées dhe në sheshin e Republikës. Këtu janë mbledhur dhe një grup gazetarësh të cilët bëjnë apel për të mos ushtruar dhunë ndaj medias. Biznesmenët denoncojnë se kanë pësuar humbje shumë të mëdha për shkak se janë të detyruar të mbyllin aktivitetet për arsye sigurie.

Njësoj si të shtunën e kaluar janë 80 mijë agjentët e vendosur në gatishmëri, nga të cilët pesë mijë vetëm në Paris. Ministri i Brendshëm Kastane i konsideroi qesharake akuzat se policia ka ushtruar dhunë. Sipas të përditshmes Liberation, janë të paktën 100 manifestuesit e plagosur që nga fillimi i protestave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!