Janë 80 mijë agjentët e policisë të vendosur në gadishmëri në të gjithë Francën ku është shënuar e shtuna e nëntë e protestave të jelekëve të verdhë që tashmë manifestojnë kundër qeverisë.
Jelekët e verdhë shënojnë raundin e nëntë të protestave të tyre kundër qeverisë në Francë. Ministria e brendshme në vend ka paralajmëruar se manifestuesit janë më të shumtë seë një javë më parë dhe se kjo do të shkaktojë trazira. Të shtunën e kaluar ishin 3500 personat që protestuan në Paris, 5 mijë në Borrdo dhe 50 mijë në të gjithë Francën.
Disa nga prefekturat në vend ndaluan cdo lloj manifestimi, por gjithësesi janë marrë masa të ashpra duke mbajtur mbyllur muze, kopshte, biblioteka dhe institucione të tjera.
Qeveria franceze ka vendosur në gadishmëri agjentë të shumtë policie për të parandaluar aktet e dhunës së të shtunës së kaluar. Janë më shumë se 80 mijë agjentët e policisë që janë në gadishmëri në të gjithë vendin./abcnews.al