Pak më shumë se një javë pasi Richard Branson fluturoi në buzë të hapësirës, miliarderi tjetër Jeff Bezos është gati të ndërmarrë udhëtimin e ngjashëm me raketën e tij. Bezos do të fluturojë drejt hapësirës të martën, me një raketë dhe kapsulë të zhvilluar nga Blue Origin.
Bashkë me të do të udhëtojë dhe vëllai i tij Mark, 82 vjeçarja Wally Funk – që do të jetë personi më i vjetër që do të udhëtojë drejt hapësirës dhe 18-vjeçari Oliver Daemen. Do të jetë fluturimi i parë njerëzor i nisur nga kompania hapësinore e tij, Blue Origin.
Fluturimi do të shënojë një moment historik në misionin për të dërguar klientë që paguajnë drejt hapësirës dhe për të vazhduar industrinë e turizmit hapësinor. “Që kur isha pesë vjeç, kam ëndërruar të udhëtoj në hapësirë,” thotë Bezos duke shtuar se është një ëndërr që e ka pasur tërë jetën. /abcnews.al