Jeff Bezos akuzon Trump

schedule11:30 - 8 Shkurt, 2019

schedule 11:30 - 8 Shkurt, 2019

Jeff Bezos botuesi i Uashington Post akuzoi mediat pranë presidentit amerikan Trump se e kanë shantazhuar me botimin e disa fotografive intime. Sipas tij kreu i Shtëpisë së Bardhë e konsideron armik.

Numri një i Amazon, Jeff Bezos akuzon revistën “National Enquirer”, pranë presidentit amerikan Donald Trump, për shantazh, pasi e ka kërcënuar me anë të email-eve se do të publikonte fotografi kompromentuese të tij dhe Loren Sanchez, gazetares me të cilën sipërmarrësi pati një marrëdhënie intime.

Duke konfirmuar këtë fakte Bezos akuzoi dhe Trump duke shtuar se fakti që ai ishte botuesi i Uashington Post, bënte që kreu i Shtëpisë së Bardhë ta konsideroj si një armik.

Më pas, Bezos shton se është e pashmangshme që disa persona të fuqishëm, të cilët janë objekt i artikujve të gazetës të mendojnë se ai është një armik. Presidenti Trump thekson ai është një nga këta persona si duket qartë dhe nga mesazhet e tij në Twitter./acbnews.al