Jean-Marie Lë Pen, themeluesi dhe ish lideri i partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar, kundërshtoi hapur vendimin e të bijës, aktualisht lidere e partisë, për t’i ndryshuar emrin partisë, duke e quajtur “Grumbullimi kombëtar”
“Është një vrasje e mirëfilltë politike – pak ditë pas kongresit të Frontit Nacional në Lil, themeluesi i partisë, Zhan Mari LE Pen, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të vajzës së tij Marine Le Pen, për ndryshimin e emrit të partisë së ekstremit të djathtë francez.
I pyetur gjatë intervistës për radio France Inter, se çfarë mendonte për emrin e ri të propozuar nga liderja aktuale: grumbullim kombëtar – patriarku i moshuar i cili prej kohësh nuk flet me të bijën, e ka cilësuar si një vrasje të mirëfilltë politike.
Për të, marka Fronti Kombëtar, mbetet një pikë referimi e paimitueshme dhe e domosdoshme, dhe vendimi për ta riemëruar Grumbullim kombëtar, sipas tij është një tragjedi. Militantëve të partisë iu është kërkuar që të miratojnë ose kundërshtojnë emrin e ri të propozuar nga Marine Lë Pen, me anë të një votimi të brendshëm që do të mbahet verën e këtij viti./abcnews.al