Myrto Uzuni është transferuar në LaLiga nga Ferencvaros për 3.5 milion. Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të luajë me fanellën e Granada dhe babai i tij, Artani, ka një mesazh për të nga rrjetet sociale.
“Ti je vërtetë një Luan, Myrto Uzuni! Forca, vullneti, puna, vuajtjet dhe sakrifica jote, për të arritur atje ku kishe synuar, u kurorëzua La Liga.
Prandaj është e drejta jote të ulërish me të madhe: Ia dolaaaa!”, shkruan babai i sulmuesit të kombëtares shqiptare në postimin e bërë në “Facebook”. / abcnews.al