“Je ti ai që dëshiroja”, këngëtarja shqiptare më e lumtur se kurrë krah partnerit

schedule07:28 - 11 Prill, 2022

schedule 07:28 - 11 Prill, 2022

Fifi është një ndër personazhet më të komentuar jo vetëm për jetën profesionale. Këngëtarja ka qenë kryefjalë e mediave përgjatë muajve të fundit për pjesëmarrjen në Big Brother por edhe për romancën e re që ka nisur me Adis Patushin.

Prej muajsh, ajo po shijon lidhjen me Patusin dhe dyshja janë pothuajse të pandashëm. Ata nuk kursejnë as dedikimet romantike për njëri-tjetrin në rrjete sociale. Së fundmi, këngëtarja ka ndarë një fotografi ku shihet e përqafuar me partnerin e saj.

“Je ti ai që dëshiroja”, ka shkruar Fifi krahas fotografisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!