Nora Istrefi është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Nora ka treguar gjithmonë vlerësimin që ka për kolegen Jehona Sopi, dhe përtej raporteve profesionale ato ruajnë një miqësi të ngushtë prej vitesh.
Një ditë më parë, Jehona festoi 40-vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk kishte si të mos mungonte një urim nga mikja e saj më e ngushtë. Nora i ka dedikuar asaj disa fjalë të ëmbla, ndërsa e ka konsideruar dhe një inspirim.
“Një grua fisnike, një artiste e shkëlqyer dhe nënë tejet e përkushtuar. Je thjesht inspirim. Gëzuar ditëlindjen Jenkirush! Të dua!”, ka shkruar Nora krahas fotos që ka shpërndarë në Instastory.
Kujtojmë që prej disa kohësh, Jehona është nuk ka sjellë projekte të reja, dhe ai më i fundit mban titullin “Jena dashtë”. Ndërkohë, që Nora publikoi pak javë më parë bashkëpunimin e shumëpritur me Butrint Imerin, këngë e cila pati një impakt të mirë tek publiku. xh.d/abcnews.al