Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë një ndër çiftet më të komentuar të shoëbizzit shqiptar. Një vit më parë, dyshjja kurorëzoi dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë, në një ceremoni madhështore të mbajtur në Shëngjin. Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku nuk ngurojnë të shprehin publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Së fundmi, ka qenë Afrona që ka publikuar një foto nga seti fotografik i dasmës së tyre, krahas së cilës shkruan: “Blero, të dua përgjithmonë”. Ndërkohë, nuk ka munguar as komenti i këngëtarit, i cili ka shkruar: “Shpirti më i pastër je ti gruaja jem. Të dua përjetësisht.” Kujtojmë që Blero bëri me dije pak javë më parë se ishte infektuar me virus.
Gjatë një interviste televizive, Blero tha: “Në muajin shkurt kam qenë në Milano edhe kur u ktheva u bëra shumë keq dhe kaloi. Kur e bëra testin në fillim të qershorit, doli pozitiv dhe më pas doli negativ përmes gjakut dhe më thanë që ti ke antitrupa dhe e ke kaluar.” xh.d/abcnews.al