“Je shembulli më i mirë”: Ermira Çausholli surprizohet nga i ati, mesazhi që përloti moderatoren

schedule23:32 - 14 Korrik, 2021

schedule 23:32 - 14 Korrik, 2021

“E ardhmja është vajzë” është shoqëruar përgjatë javëve me rrëfime dhe emocione mes të ftuarave gra dhe vajza. Nuk kanë munguar as surprizat e shumta për vajzat gjatë puntatave që janë shoqëruar me lot dhe emocione. Por kësaj radhe, në natën gala të emisionit, të mbajtur në Equos Resort, ishte radha e autores dhe moderatores, Ermira Çausholli të merrte një surprizë të këndshme.

Ishte i ati i saj, për të cilin moderatorja tha se është shembulli i saj më i mirë në jetë, që i dedikoi disa fjalë të fuqishme dhe domethënëse në këtë rrugëtim në ekran. “Dua të të përgëzoj për rezultatin që arrite për realizimin e ciklit të emisioneve ” E ardhmja është vajzë”. Kisha besim se dhe këtë cikël emisionesh do ta realizoje duke patur parasysh rezultatet që arrite në emisionet Histori dashurie dhe emisionin për fëmijë.

Kur më prezantove temën e ardhmja është vajzë, titull që është intrigues për shkak të asaj që tradicionalisht shoqëria jonë është mohuar pak ndryshe por ti me këmbëngulje ia arrite të realizosh dhe të sjellësh ato mesazhe që ka shumë nevojë shoqëria. Dhe këto mesazhe i takojnë vlerave të veçanta që kanë gratë dhe vajzat shqiptare. Ndihmëset e tua më të mira ishin ato që kishe protagonistë në emisionet radhë pas radhe.

Vajza dhe gra të niveleve të ndryshme, punëve, sipërmarrjeve dhe moshave të ndryshme mbërritën në të njëjtin limit. Ato shpalosën vlerat dhe dëshirat e tyre me thjeshtësinë që i karakterizon. Dhe pse me një farë ndrojtjeje shprehën sensibilitetet e jetës së tyre, në familje, punë dhe komunitet. Është pikërisht kjo arsyeja që realizove këtë për t’i prezantuar publikut ato vlera që gratë duhet t’i bëjnë flamur të punës së tyre, për ta bërë shoqërisë më të mirë dhe më të zhvilluar.”, tha i ati. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!