“Je plotësimi i shpirtit tim”, Graciano i bën dhuratën më të bukur Argjirës për ditëlindje

schedule12:08 - 6 Nëntor, 2021

schedule 12:08 - 6 Nëntor, 2021

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit, të cilët konfirmuan historinë e dashurisë pak muaj më parë. Gjërat po rrjedhin shpejt mes tyre pasi blogerja dhe balerini i njohur kanë nisur tashmë dhe bashkëjetesën.

Ditën e djeshme, Argjira festoi ditëlindjen dhe mes urimeve të shumta nga miq dhe fansa, nuk kanë munguar as disa fjalë të ëmbla nga balerini. Ai e ka surprizuar me një festë bashkë me miqtë dhe të afërmit ndërsa i ka dhuruar dhe një makinë.

“Je plotësimi i shpirtit tim”, ka shkruar Graciano duke zbuluar dhe dhuratën që i ka bërë Argjirës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!