“Je një klloun, përfitove nga fama e saj”, Nicki Minaj sulmon ish burrin e Britney Spears

schedule08:50 - 18 Gusht, 2022

schedule 08:50 - 18 Gusht, 2022

Nicki Minaj ka mbështetur Britney Spears pas përplasjes me ish bashkëshortin e saj, Kevin Federline, i cili pak ditë më parë foli publikisht për marrëdhënien e këngëtares me dy djemtë e tyre. Autorja e shumë hiteve kritikoi Federline për komentet e tij ndaj Spears.

Kuptoje se çfarë kllouni je, të jesh një burrë dhe sapo sheh dikë të lumtur, duke u martuar dhe duke ecur përpara, duke qenë e lirë dhe që ndihet mirë në lëkurën e vet, bën pikërisht atë që di, përpiqesh t’i shkatërrosh ato“, tha Nicki duke iu referuar dasmës së Spears me Sam Asghari.

Nicki Minaj Slams 'Clown' Kevin Federline Over Britney Spears Feud

Vetëm frikacakët përdorin median kundër një personi të famshëm që dikur e donin”. 39-vjeçarja, e cila ka bashkëpunuar me Britney, akuzoi Kevinin se ka përfituar nga fama e ish gruas së tij. “Ti mendon se është në rregull? Mendon se dikush do të ndjejë keqardhje për ty?”

Duke pretenduar se Britney është një nënë e mirë që “i do fëmijët e saj më shumë se vetë jetën”, Nicki vuri në dyshim se si komentet e Kevinit mund të ndikojnë tek djemtë e tyre adoleshentë. “Si guxoni t’i inkurajoni fëmijët e kësaj gruaje të jenë pjesë e marrëzive tuaja?” pyeti ajo.

Britney Spears Responds to Kevin Federline's 'Hurtful' Interview About Her  Sons | Glamour

“Ata janë fëmijë, ata nuk e dinë se sa e dëmshme është kjo, por ju e dini. Lëreni të qetë“. Nicki nuk ka qenë ylli i vetëm që ka shprehur mbështetjen e tyre për Britney. Kur Britney publikoi një story me një thënie nga Jennifer Lopez, kjo e fundit iu përgjigj: “Qëndro e fortë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!