“Je kapiteni ynë”, ultrasit e Interit i bëjnë thirrje Skriniarit

schedule11:44 - 11 Janar, 2023

schedule 11:44 - 11 Janar, 2023

Tifozët ultras të Interit janë duke i dhënë një dorë drejtuesve të klubit në lidhje me çështjen e rinovimit të kontratës të Milan Skriniar.

Zikaltërit luajtën mbrëmjen e djeshme në Kupën e Italisë ndaj Parmës, dhe kamerat u fokusuan te një banderolë e madhe në drejtim të Skriniarit, ku në të shkruhej “ Skriniar, je kapiteni ynë. Qëndro në Milano”.

Kontrata e Skriniarit me klubin e Interit është e vlefshme deri në qershor të vitit 2023 dhe pritet nga momenti në moment që drejtuesit zikaltër dhe lojtari të ulen në tavolinë për të diskutuar shifrat. Përgjigje përfundimtare nuk ka ardhur ende, por zikaltërit ndjehen pozitivë për një përgjigje të mirë./ h.ll/abcnews.al