“Je aty me votat e demokratëve”, përplasje në Komisionin e Medias, Noka i shkul mikrofonin Açkës

schedule11:33 - 17 Janar, 2024

schedule 11:33 - 17 Janar, 2024

Përplasje mes grupimeve të PD-së në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Deputetët e Foltorës, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka debatuan me kryetaren e komisionit, Flutura Açka, deputete e grupimit të Bashës. Në një moment, Noka tenton që t’i bllokojë mikrofonin Açkës.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Mos u bëj fasadë e Evisit, Sule Çelës dhe bandave të Elbasanit.
Açka: Ti e di shumë mirë se çfarë mëkatesh ke…
Bardhi: Mos u bëj fasadë, mos shkel mbi votat e demokratëve…Ngri zërin për komisionet hetimore, për të drejtat e opozitës
Açka: Ulu ta drejtojmë bashkë mbledhjen, të flasim për këtë çështje…
Bardhi: Nuk ulem. Si të flasim…

Lidhur me situatën e paprecedentë të krijuar në komision, ku demokratët u përplasën me njëri tjetrin, Gazment Bardhi u përfshi në debat me deputeten demokrate, Merita Baki. Në shenjëstër të akuzave të tij, ka qenë kreu I PD, Lulzim Basha të cilit Bardhi iu drejtua me etiketimet, “zagar” apo “shërbëtor i regjitmit”

Bardhi: O Merita ka mundësi ti… Je votuar për të qenë me ne jo me këta. Ulu se nuk ka njeri gjë me ty
Merita Bakiu: Me m’u nuk ke ça me pas
Bakiu: Nuk i shkon njeri prapa
Noka: Jeni me Edi Ramën
Bakiu: Me Edi Ramën jeni ju
Bardhi: Pazaret i ka bërë ai shefi jot, ti rri se nuk ka njeri gjë me ty. Nuk po të ofendon askush. O Merita do push tani apo jo. Lulzim Basha është një shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shitur interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga prapa.
Bakiu: Unë jam me PD
Bardhi: Nuk kemi gjë me ty, je demokrate se je me PD. Ulu se nuk ka gjë njëri me ty./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!