Jay-Z shpallet reperi më i pasur me 2.5 miliardë dollarë

schedule08:40 - 28 Mars, 2023

schedule 08:40 - 28 Mars, 2023

Me pasurinë e tij totale që i kalon 2.5 miliardë dollarë, Jay-Z , i njohur si Sean Corey Carter, është reperi më i pasur edhe këtë vit. Pavarësisht se nuk kishte bërë turne apo publikim të një kënge të re, bashkëshorti i Beyoncé kryesoi listën e Forbes. “Edhe për një vit pa një turne apo publikim albumi, Jay-Z fiton miliona nga shampanja Armand de Brignac dhe konjaku D’Usse“, raporton Forbes.

Ai është artisti i parë hip-hop që u kurorëzua miliarder nga Forbes në 2019, falë një perandorie të gjerë dhe të larmishme” që rendit pasuritë nga perandoria e tij argëtuese dhe sportive Roc Nation në koleksionin e tij të artit që përfshin vepra nga Jean Michel Basquiat.

Muajin e kaluar, ndërsa merrte pjesë në çmimet Grammy, ai zgjidhi gjithashtu një mosmarrëveshje ligjore disamujore me një nga kompanitë më të mëdha të pijeve në botë për konjakun D’Usse.

Barcardi fitoi shumicën e aksioneve, e cila thuhet se vlen rreth 750 milionë dollarë, një faktor kyç në rritjen e pasurisë së tij që nga viti i kaluar.

Sipas një njoftimi për shtyp, reperi vazhdon të ketë një “pjesë të konsiderueshme pronësie” në të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!