Jay Z merr vendimin e rëndësishëm, shet gjysmën e aksioneve në kompaninë e shampanjës

schedule14:22 - 23 Shkurt, 2021

schedule 14:22 - 23 Shkurt, 2021

Ndoshta nuk e dinit, por reperi i njohur Jay Z është një biznesmen i suksesshëm në biznesin e shampanjës. Në vitin 2006 ai u bashkua me markën e famshme Armand de Brignac dhe në vitin 2014 e mori atë plotësisht.

Aktualisht, 51-vjeçari ka shitur 50% të aksioneve të tij të kompanisë së shampanjës, edhe pse nuk ka dhënë ndonjë informacion për çmimin. Në vitin 2019 thuhet se ai kishte shitur gjysmë milioni shishe për rreth 270 franga.

Ai kishte mbështetje nga familja, bashkëshortja e tij Beyonce e cila e promovoi markën në një nga albumet e saj muzikore.

Përveç markës së shampanjës, Jay-Z zotëron një kompani të prodhimit të muzikës, një linjë mode dhe restorante të ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!