Jay-Z është reperi i vetëm në listën e miliarderëve të vitit 2023

schedule11:03 - 8 Prill, 2023

schedule 11:03 - 8 Prill, 2023

Forbes ka zbuluar listën e miliarderëve të vitit 2023 dhe Jay-Z është i vetmi reper që është pjesë e saj.

Sipas Forbes, pasuria e reperit, biznesmenit, producentit diskografik dhe bashkëshortit të këngëtares Beyonce është 2.5 miliardë dollarë. Në fakt, ai e ka më shumë se dyfishuar atë që kur u shpall miliarderi i parë i hip-hop në 2019.

Vetëm në fillim të këtij shkurti, ai shiti shumicën e aksioneve të tij në kompaninë e konjakut D’USSÉ te Bacardi për 750 milionë dollarë.

Pasuritë e tij të tjera përfshijnë markën e shampanjës Armand de Brignac, 50% të së cilës ai e shiti vetëm dy vjet më parë në LVMH, koleksionin e tij të artit duke përfshirë Jean-Michel Basquiat, aksionet e tij në kompani të mëdha si Block dhe Uber dhe sigurisht katalogun e tij muzikor.

Pasuria e tij tani përfshin 2.5 miliardë dollarë nga 1.4 miliardë dollarë në 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!