“Javën tjetër mund të jemi 6 pikë larg vendit të parë” Longo: Laçi e meritoi fitoren

schedule16:38 - 20 Shkurt, 2022

schedule 16:38 - 20 Shkurt, 2022

Kukësi u mposht me rezultatin 3-0 nga skuadra e Laçit, takim ky i luajtur në stadiumin e kurbinasve. Një ndeshje për tu harruar nga ana e verilindorëve, të cilët nuk arritën do të dilnin në lojën e tyre.

Pas ndeshjes trajneri Diego Longo theskoi se skuadra e tij në këtë takim nuk bëri asgjë, ndërkohë u shpreh se Laçi e meritoi fitoren për lojën që zhvilloi.

Përpos humbjes me kurbinasit, tekniku italian është optimist se diferenca mes vendit të parë mund të shkojë -6 javës tjetër, ku dy skuadrat e kreut do të përballen mes tyre.

“Nuk kisha gjë me arbitrin, ishte vetëm një bisedë, nuk pati polemika apo ndonjë gjë tjetër. Nuk ishim një ekip akademik, nuk hymë në fushë fare. Ishim në ‘black-out’. Laçi luajti më mirë sot, ata e merituan fitoren.

24 gola të pësuar? Problemi është nëse pëson në shumë ndeshje radhazi. Kemi pësuar shumë, por sot nuk ishte vetëm problemi i mbrojtjes, as nuk shënuam gol.

Jemi ndër ekipet më të mirë në Evropë sa i përket presingut, e kemi me statistika. Nuk është se luajmë keq, por ndikon mënyra e menaxhimit të lojës.

Sot humbëm 3-0 ndaj një rivali direkt në renditje. Javën tjetër mund të jemi 6 pikë larg vendit të parë, pasi ne luajmë me Teutën dhe Tirana me Laçin, kështu që është një kampionat i hapur.

E mundëm 4-0 Kastriotin javën e kaluar, ata mposhtën sot Tiranën. Kam besim se do të bëjmë mirë në ndeshjet e radhës”, deklaroi trajneri i Kukësit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!