Javë finalesh: Superiorja në dy ditë, zbardhet plani i FSHF-së

schedule11:47 - 25 Qershor, 2020

schedule 11:47 - 25 Qershor, 2020

Tirana, Kukësi, Bylisi dhe Teuta janë kualifikuar një ditë më parë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që në fundjavë do të luhen takimet e radhës së Superiore. Të shtunën zbresin në fushë ekipet që nuk luajtën në Kupë gjatë mesjavës.

Partizani-Laçi është një nga ndeshjet kryesore të javës. Për të kuqtë kjo përballje cilësohet si një finale dhe duhet fituar me çdo kusht. Kurbinasit nga ana tjetër nuk duan ta lëshojnë vendin e tretë në klasifikim, ndaj edhe pritet një ndeshje interesante në “Air Albania”. Në të njëjtin orar, 17:00, luhet në Vlorë përballja Flamurtari-Luftëtari, që nuk ka ndonjë interes.

 

Të shtunën  janë programuar tri finale të tjera që do të luhen në të njëjtin orar. Tirana kryesuese luan në transfertë kundër Skënderbeut, ndërkohë që Kukësi shpreson që bardheblutë të ndalen dhe të rifuten në garë. Gjithsesi duhet të mundin vetë Bylisin, në Elbasan.

Përballja tjetër e rëndësishme është ajo mes Vllaznisë dhe Teutës, me shkodranët që duan t’i largohen vendit të tetë. Nga ana tjetër “Djemtë e Detit” po tentojnë vendin e tretë dhe në Shkodër shkojnë me objektivin për të fituar. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!