Java nisi me kthjellime, moti merr “kthesë” të mërkurën. Si do të jenë temperaturat

schedule09:10 - 6 Maj, 2024

schedule 09:10 - 6 Maj, 2024

Java ka nisur me mot të qëndrueshëm dhe me temperatura të larta. Meteorologia Lajda Porja thotë se moti do të ndryshojë nga e mëkura, ku pritet që të ketë reshje të pakta në ekstremin verior dhe verilindor. Ndërsa e enjtja do të sjellë reshje, here pas here me rresbeshe, pothuajse në të gjithë vendin.

“Kjo javë ka nisur në masa ajrore të qëndrueshme duke bërë që intervale të gjata me kthjellime të jenë prezente deri të mërkurën. Kryesisht bregdeti dhe zona e ulët do të kenë më shumë kthjellime. Në zonat malore, përveç kthjellimeve, herë pas here do të ketë vranësira. Dita e mërkurë në mbrëmje, do të sjellë reshje të pakta në ekstremin veri-verilindor ndërkohë e enjtja do të sjellë vranësira konvektive, duke gjeneruar shira, ku herë pas here do të jenë rrebeshe pothuajse në të gjithë territorin. Do të mbetet e paqëndrueshme edhe e premtja, ku shirat do të jenë prezentë, megjithatë do të kemi ndërprerje të reshjeve dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërkohë, temperaturat e ajrit sa i përket pjesës së parë të javës, nga e hëna deri të mërkurën, presim temperatura deri në 27 gradë ndërsa e enjtja dhe e premtja do të sjellë rënie me 2 gradë”, tha ajo.

Edhe rajoni në ditët e para të javës do të jetë me mot të qëndrueshëm ndërsa nga e mërkura pritet që të ketë reshje. Më të dukshme reshjet do të jenë në Maqedoninë e Veriut./abcnews.al