Java nis me vranësira, meteorologu: Pa diell deri në fundjavë, reshje shiu në këto zona

schedule09:06 - 25 Maj, 2020

schedule 09:06 - 25 Maj, 2020

Meteorologu Akil Osmani ka folur në emisionin Abc-ja e Mëngjesit për parashikimin e motit në javën në vijim.

Ai theksoi se kjo javë do të nisë dhe do të mbyllet me vranësira dhe reshje shiu kryesisht në zonat malore. Osmani tha se kjo vjen pasi 10-ditëshi që kaloi ka pasur temperatura të larta mbi normalet.

LEXO EDHE: Parashikimi i motit, vranësira të lehta dhe kthjellime gjatë ditës së sotme

“Deri të premten këto temperatura do të shkojnë deri në 29 apo 27. Kemi shtim të vranësirave dhe priten reshje shiu në zonat malore dhe në zonat e ultësirës perëndimore kryesisht në orët e pasdites.

Në fundjavë do të pritet një rritje e lehtë, por vranësira do të mbeten. 10-ditëshi që kaloi ka pasur temperaturë shumë të larta. Në det era pritet që të jetë pak më problematike ndërsa në tokë jo”, tha Akil Osmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!