Java II/ Doni të bëni karrierë si futbollist? Këshilla nga Luigi Febbrari

schedule10:57 - 9 Prill, 2020

schedule 10:57 - 9 Prill, 2020

Propozoj disa reflektime vetjake që shpresoj se mund të jenë të dobishëm për të favorizuar një rrugëtim rritjeje për ata që duan të ndërmarrin karrierën e futbollistit. JAVA E DYTË:

1- Rezulton, për fat të keq, se në dhomat e zhveshjes rregullat që disiplinojnë lojën e futbollit nuk janë të qarta. Kjo është një detyrë e dyfishtë e klubit që duhet të organizojë takime që garantojnë interpretimin e saktë të rregullave (shpesh inovative dhe ndonjëherë të lidhura me një lexim subjektiv të tyre) dhe të lojtarëve që duhet domosdoshmërisht të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për të mos bërë gabime për një lexim të gabuar në situata të lojës apo situatave juridiko-ligjore në menaxhimin e marrëdhënieve me klubet.

 

2- Në momentin kur lojtari hyn në dhomën e zhveshjes, ai hyn në një vend pune. Kjo nuk do të thotë që rinia apo shakatë që karakterizojnë mjedisin tipik të dhomës së zhveshjes duhet të lihet mënjanë. Periudha që paraprin fillimin e stërvitjes bëhet thelbësore për t’u përballur me seancën stërvitore me një seri vëmendjesh të kujdesshme për të përgatitur trupin tuaj në detaje, për të përballuar stresin e seancës stërvitore me bashkëpunimin e fizioterapistëve, të mjekëve dhe trajnerëve të përgatitjes fizike që mund të jenë garancia në parandalimin e dëmtimeve.

Me këtë premisë të gjatë, unë dëshiroja të jepja rëndësinë që duhet të ketë përqendrimi tek vetja edhe në momentet para dhe pas trajnimit, të marrë si të mirëqenë që gjatë seancës, qe nuk mund të mos respektohet ky qëndrim. Janë detaje që edhe pse rutinë nuk u jepet rëndësia që meritojnë. Prandaj edhe para hyrjes në fushë ka gjithmonë nevojë për përqendrim. Është gjithmonë një çështje e që ka të bëjë me trurin.

 

3- Faza përgatitore është dukshëm një moment i rëndësishëm për t’u përgatitur për sezonin e gjatë të Shumë janë komponentët që në këtë periudhë janë objekt i vëmendjes së trajnerëve, sicc është për shembull ndërtimi i projekteve të ndryshme tekniko-taktike, një punë graduale dhe progresive për të arritur një performancë fitimprurëse, njohja individuale e lojtarëve dhe si rrjedhojë strategjitë e grupit që duhet të ndjekin për të krijuar një projekt funksional për të siguruar që grupi mund të vazhdojë një rrugë të njëjtë në arritjen e objektivave sezonalë.

Lojtari në të njëjtën kohë (nuk e di nëse rastësisht ose strategjikisht) lëviz për të konsoliduar marrëdhëniet e mëparshme ose për të promovuar njohje të reja në grup. Ndjenja që duhet të motivojë individin do të shërbejë për rritje individuale që kërkon përulje të madhe në përballjen me njëri-tjetrin për të pasur atë frymë që bën ndryshimin në fushë. Nga kjo sjellje e shëndetshme mund të lindin energji të panjohura, pra jo të matshme, por të favorshme që kur përhapen në grup do të kenë një qëndrueshmëri homogjene dhe të pazëvendësueshme për ekipin.

 

Momentet e performancës së dobët, stresi, tensionet jashtë futbollit, mungesa e pjesëmarrjes tek të parët që zbresin në fushë do të përvetësohen nga grupi, ku nuk ka nevojë për biseda jo konvencionale, por për qëndrime të cilat në vetvete do të jenë një formë e komunikimit jo-verbal të inkurajimit, e njohur si një garanci jo e rastit, por, nëse është i sinqertë, do të jetë jashtëzakonisht e dobishme me kalimin e kohës. “Partneri im është më i fortë se unë”, mund të duket thjesht një utopi por të besosh nuk kushton asgjë.

4- Ka shumë elementë që favorizojnë arritjen dhe mirëmbajtjen e një forme optimale. Unë besoj se kufizimi i gjendjes së formës ekskluzivisht në gjendjen atletike është një nënvlerësim pasi të gjithë përbërësit e trajnimit (teknikë-taktikë dhe përgatitje fizike) kontribuojnë në një mënyrë integrale dhe jo në zgjidhje të diferencuara. Lojtari për të dhënë maksimumin në një moment të rëndësishëm, që është ndeshja, duhet të ketë një raport të mirë me zhvillimin e funksioneve më të domosdoshme, midis të cilave përqendrimi duhet të jetë i privilegjuar, për të konsideruar momentin më të rëndësishëm për shkak se me cilësi të barabarta koordinuese mund të bëjë ndryshimin e madh.

 

Puna e futbollistit nuk mbaron kur mbarojnë stërvitjet ose ndeshjet. Rritja individuale gjithashtu kalon nga një pjesëmarrje subjektive, në thellimin e njohurive që ofron teknologjia për momentin. Do të thotë, konsultimi i të dhënave të prodhuara në trajnim për t’i krahasuar ato, me mbështetjen e stafit me parametrat e garës. Të krijosh një bazë të dhënash që me kalimin e kohës mund të nxjerrë në pah rrugëtimin e performancës suaj. Duke gjykuar me një sens të auto-kritike, puna juaj është padyshim një moment i rritjes në raport me atë të një karriere të gjatë me pasoja, jo vetëm në llogarinë bankare, por me një imazh në jetë dhe në marrëdhëniet e të ardhmes.

5- Programi që hartohet sistematikisht nga stafi teknik mund të ketë periudha me kohëzgjatje të ndryshme sipas angazhimeve me të cilat klubi do të përballet. Gjatë një sezoni, ngarkesa e trajnimit do të modulohet me një rrugëtim alternativ të intensitetit dhe vëllimit. Për pasojë, futbollisti do të duhet të pësojë strese të ndryshme që do të prodhojnë madje një mobilizim anormal të përbërësve fiziologjikë, thjesht mendoni kur duhet të luani ndeshje të shumta në një periudhë afatshkurtër. Nuk mund të ketë përshtatje të njëkohshme kur stresi neuronal ka një model jo të rregullt të alternuar.

Përkundër vëmendjes së duhur të stafit teknik dhe stafit mjekësor që do të ndërhyjë në mënyrë të duhur me trajtime individuale dhe sugjerime për të mbështetur lojtarin me të gjitha masat e nevojshme. Si gjithmonë, megjithatë, lojtari do të thirret të miratojë sjellje të përshtatshme që do të thotë një ndjenjë e madhe e përgjegjësisë në menaxhimin e jetës së përditshme. Kjo do të thotë të punosh për të prodhuar përpjekje maksimale gjithmonë dhe në këto momente me intensitet të lartë, fusha nuk toleron asnjë. Ata që kanë ndërmarrë këtë aktivitet duhet ta konsiderojnë atë një punë me “shpërblim” domethënë: do të shpërbleheni për atë që jepni. Koha është treguesi më i mirë. /fshf.org

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!