Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të pashkeve, ku nisin përgatitjet për festen. E Enjtja e Madhe, është darka e fundit e Jezu Krishtit me 12 dishepujt e tij. Një ditë më pas, të premten ai kryqëzohet për t’u ringjallur të dielën.
Besimtarët kanë nisur kryerjen e ritualeve. Të enjten përgatiten vezët me bojën e kuqe, që simbolizon gjakun e jezu krishtit.
Vezët besimtarët i thyejnë të dielën e pashkës me njëri tjetrin për të treguar fitoren e jetës mbi vdekjen. Atë që simbolizon edhe pashka, kalimin nga vdekja në jetë.
“Do përgatisim mish qingji, dhe gjëra të ndryshme. Bëjmë 5 -6 kokrra vezë për familjarët.Tani po blej bojën për vezë. E enjtja e madhe shumë e rëndësishme për katolikët dhe Jezu Krishtin. Ai ka dhënë jetën. Jemi shume të afeksuar”
“Po do t’i bëjmë sot vezët e kuqe. Fillimisht do bëj për familjarët. Pastaj do bëjmë edhe të tjera për t’i shpërndarë.”
“Do të bëjmë çdo gjë që kungohet në kishë. Nesër është e premtja e zezë, do t’i bëjmë të gjitha. Vjen pas kreshmës që kemi mbajtur.”
Pashka është festa më e veçantë kalendarit të krishterë, por ndjesia dhe atmosfera e kësaj feste përfshinë edhe besimet e tjera.
“Unë jam bektashie, por e kam traditë që bëj diçka simbolike edhe për Pashkën, ndonjë embëlsirë. Edhe vezë mund të bëj vetë. Kam një shoqe që më sjell gjithmonë.”
Mes përgatitjeve që kanë nisur, në këtë vigjilie pashke lutjet e besimimtarëve shkojnë për shëndet dhe mirësi.
“Ta duam njëri-tjetrin, ta mbrojmë njëri-tjetrin.
“Lutemi për shëndet, për Jezu Krishtin që u sakrifikua për ne.”
Sipas traditës ushqimet që përgatiten, besimtarët i dërgojnë të shtunën në kishë për t’i bekuar.
Data e pashkëve përllogaritet sipas kalendarit hënor dhe kjo ndryshon sipas viteve.