Java çame, Idrizi: Ndërgjegjësim për spastrimin etnik të Luginës së Preshevës

schedule19:34 - 18 Janar, 2021

schedule 19:34 - 18 Janar, 2021

Shoqata Çamëria dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet vijojnë aktivitetet në kuadër të 30 vjetorit të themelimit të kësaj shoqate.

Në kuadër të “Javës Çame”, Shoqata çeli të hënën në ambientet e Kalasë së Tiranës ekspozitën “Spatrimi etnik i shqiptarëve:  Çamëria dhe Lugina e Preshëves” me foto nga këto dy treva shqiptare.

Për kreun e shoqatës, Hektor Sejko, pamjet e ekspozitës flasin shumë.

“Kjo ekspozita flet më shumë se oratori më i mirë. Kjo është një dramë e përmasave të jashtëzakonshme. Ne shqiptarët i paskena borxh fqinjëve gjithmonë, pavarësisht se fqinjët na kanë marrë s’na kanë lënë gjë dhe vazhdojnë të na marrin.”

“Ekspozitën e vizitoi edhe kreu  i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i cili kërkoi “ndërgjegjësimin për spastrimin etnik që po iu ndodh shqiptarëve të Luginës dhe apeloi pë të mos lejuar kthimin e saj në një Çamëri të dytë”.

Ekspozita e çelur në Kalanë e Tiranës do të zgjasë deri në datën 24 janar dhe është e hapur për të gjithë vizitorët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!