Abissnet Superiore rikthehet sot me ndeshjen e parë të javës së 14-të. Një duel shumë delikat për Dinamon, që do të duhet të kthehet me çdo kusht te fitorja.
Përballë ka Vllazninë që do mundohet nga ana tjetër të vërë në presion Tiranën e Kukësin, që kanë duele të vështirë këtë javë.
Ndeshja e sotme luhet prej orës 19:45 në “Elbasan Arena” dhe pritet një ndeshje shumë e luftuar. Presionin më të madh e ka Dinamo, që është dy pikë larg vendit të parafundit në renditje. / abcnews.al